• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Mëso më shumë.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumi-Al.com.

Historia Shqiptare

AlbaniaIrc

Forumi-al.com
Webmaster
Pronar
Operator
i/e Regjistruar
#1
Gjon Buzuku

(1555)


Biografi e autorit


Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.
Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit.
"u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"
Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës,mendohet të ketë qënë nga Kraja.


Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?

Që nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.
Libri mendohet tue jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.
Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot.


Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.
Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.
Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.


Historia e shkrimit te vepres


Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.


Studime e botime mbi vepren

"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranë 1968.
Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.
Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, eshte po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.


.
 

AlbaniaIrc

Forumi-al.com
Webmaster
Pronar
Operator
i/e Regjistruar
#2
Permbajtja e vepres


Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur "Meshar"
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
"... Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë...Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë..."

(... Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t'u punuar në gjuhën tonë).

Ne kohën e protestantizmit në Europë - kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.

I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t'u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:
"..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..".

Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara.
Në "Meshar" gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:

"Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore.


Pasthënia e "Mesharit" të Gjon Buzukut (1555) :

U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumë herë se gluha jonëh
nukë kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh
botësë sanëh(6), desha me u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë
pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh(
saa hi
naltë e hi mujtunë(9) e hi përmishëriershim(10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em
gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh
gjegjunë(11) ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi(12), Zotynëh tëh ketëh mishërier
enbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh.E ju t'ini tëh
zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh
dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta(13) ju tueh baam,Zotynë ka me shtuom endër
juu,se tëh korëtë tajh(14) tëh englatetëh(15) dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë
enbiellash.

E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV
njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit.
E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih
qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë
çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh
vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë;
përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy
anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për
muoh.



Shënim :

"Pasthënia ..." është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit,që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë.
Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit,Romë,me këtë shënim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na mëson se kush qe autori i librit dhe kur
u përkthye e u botue ky libër.



Sqarime :

( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellë në mend.
( 3) Të endigloum, që kupton.
( 4) Ensëh shkruomit shenjtë, prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë,
( 5) Ensë dashunit, prej dashurisë.
( 6) Botësë sanëh, gjindjes, popullit tonë.
( 7) Me u fëdigunëh, me u mundue, lodhë.
(
Tëh mundëh mernëh, të mund të marrin me mend,të marrin vesh.
( 9) Hi mujtunë, i fuqishëm.
(10) Hi përmishëriershim, fort i mëshirueshëm.
(11) Meh gjegjunë, me gëgjue.
(12) E atëh nëh enbaroshi, e taë punë në e bëfshi,e në veprofshi kështu.
(13) Këta, këtë,këtë gjë.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tëh englatetëh, të zgjatet.
(16) Fëjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjëh, ta ndreqë.Tueh klenëh etj.:kuptohet që kjo është e para vepër që përkthen Buzuku;
mund të nënkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetër vepër të përkthyer para tij.
(18) Nukë mund e qëllonjinë etj., nuk mund t'ia qëllonin aq mirë punës sa të mos bënin


Rrënjët ideologjike të historiografisë shqiptare

Brumi
ideologjik në mendimin historik shqiptar mund të shihet edhe faktin që
tezat e shtruara paraqiten si të vërteta absolute objektive ...
 

AlbaniaIrc

Forumi-al.com
Webmaster
Pronar
Operator
i/e Regjistruar
#3
Filozofia e historisë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mënyrës se
si formohet mendimi historik. Teoricienë të tillë si Bradley dhe
Oukshot, e kanë parë historinë si një shkencë që bazohet mbi
eksperiencën e historianit, e cila sipas tyre, luan rolin vendimtar për
njohjen historike. Sipas Bradley-t historia është interpretim dhe
interpretimi bëhet mbi bazë të një eksperience paraprake të
historianit. Sipas tij themeli i dijes historike nuk qëndron mbi
faktet, por mbi interpretimin. Faktet në vetvete janë memece. Ato janë
në kaos dhe nuk na tregojnë asgjë jashtë eksperiencës dhe
interpretimit. Eshtë interpretimi që i përzgjedh, vlerëson, lidh,
qartëson ato, duke krijuar kështu dijen mbi historinë. Pikërisht kjo
ndërmarrje bëhet e mundur nga eksperienca, e cila mbart parimet bazë
mbi të cilat realizohet interpretimi dhe gjykimi historik e
rrjedhimisht edhe vetë historia.

Pa hyrë në detajet e një
debati nëse historia përbën një shkencë empirike apo spekulative, duke
u orvatur të marrim në konsideratë eksperiencën historike në Shqipëri,
mund të ndalemi dhe të vërejmë burimet ideore që formojnë parimet bazë
mbi të cilat ndërtohen qasjet e historiografisë shqiptare. Nisur nga
pohimet e filozofit italian Benedeto Kroçe, sipas të cilit gjithçka
është historike, do të mund ta shikonim edhe vetë historinë si një
subjekt të vetvetes, duke bërë kështu historinë e historisë. Në vijim
të kësaj, një histori e vetë eksperiencës historike do të mund të na
qartësonte më mirë për mënyrën sesi është ndërtuar deri më tani mendimi
historik në Shqipëri. Pa hyrë në hollësi, një vështrim i shpejtë në të
kaluarën dhe të tashmen e mendimit intelektual në Shqipëri, na bën të
kuptojmë se eksperienca mbi të cilën ngrihet mendimi historik në
Shqipëri, është po ajo që ka strukturuar botëkuptimet e së shkuarës.
Kjo vjen, për vetë faktin që begraundi ideologjik prej të cilit ajo
rrjedh, i përket një mjedisi ideo-kulturor krejtësisht të izoluar, të
indoktrinuar dhe të politizuar, i prodhuar nga mekanizmat
kulturëformues të një regjimi armiqësor dhe deformues ndaj dijes. Në
këtë mënyrë, e kaluara mbetet ende në themel të botkuptimeve të sotme,
që synojnë të gjejnë zbatueshmëri në realitetet e reja dhe për pasojë,
eksperienca historike do ti përgjigjet në një masë të madhe, kërkesave
shkencore që lidhen domosdoshmërisht me ndrydhjen doktrinore të një
ideologjie të tillë.
Vazhdon............

E gjithë kjo ka sjellë për pasojë faktin që historiografia shqiptare
gjendet sot e ngujuar brenda gardheve të tillë doktrinarë që pengojnë
hapjen e mendimit drejt interpretimeve të reja, të azhornuara me
zhvillimet më të fundit dijeve. Ashtu si edhe në të gjitha sferat e
mendimit që ofrojnë impakte kulturore, shoqërore e politike, historia
shqiptare nuk shkëputet dot nga vizionet e krijuara në të kaluarën, të
dominuara nga premisa ideologjike të mendimit ku historiografia shërben
si një makinë e cila rreket të shtrojë, post factum, rrugën e
përshkruar të rendit ekzistues deri në të tashmen. Kjo lloj qasjeje
është më tepër një ndërmarrje për ta përdorur të shkuarën si burimi
legjitimimi për të tashmen, sesa si një mjet për ta njohur atë më mirë.
Rrjedhimisht, inteligjenca shqiptare e shikon realitetin shoqëror,
ashtu si edhe historinë, nëpërmjet syzeve të tilla ideologjike që
ofrojnë një optikë të kushtëzuar prej konstrukteve të trashëguara nga e
kaluara. Ky nivel indoktrinimi mund të vërehet me lehtësi në çdo tekst
historie të kësaj kategorie intelektualësh. Kjo vërehet duke filluar që
nga mitet, ndarjet kontrastuale të figurave historike në heronj dhe
tradhtarë, e deri edhe tek vlerësimi i së kaluarës mbi botëkuptime të
vona, joekzistente për kohën që studiohet. Lexime të teksteve të tilla
të japin qartazi tërë radiografinë e mendjes së kësaj elite dhe
paaftësisë së saj për t'u shkëputur nga mendësitë e së vjetrës, aq sa
shpesh, naiviteti që dëshmon mund të bëhet subjekt i përkryer humori.
Bie fjala, jo më pak se në botimin zyrtar të fundit të Akademisë së
Shkencave "Historia e popullit shqiptar", në faqet ku portretizohet Isa
Boletini, thuhet: "... luftoi për liri dhe demokraci..., - ndërsa më
tej, në lidhje me vdekjen e tij vijohet, - ... ra me armë në dorë".
Duke duke u përpjekur të mbajmë gazin lidhur me profilin demokratik që
autori shikon në perceptimin politik të Isa Boletinit, na lejohet të
mendojmë se 20 vjet më parë, ky tekst duhet ta ketë parë luftën e tij
si një kryengritje të masave popullore, të frymëzuara nga aspiratat për
liri dhe barazi sociale të një ndërgjegjeje klasore në embrionin e saj
(njësoj siç vetë Enver Hoxha, e gjithashtu edhe studiues si Aleks Buda,
e shihnin dikur luftën e Skënderbeut kundër turqve). Ndërsa, përsa i
përket rënies "me armë në dorë", megjithë nderimin që ushqejmë për
Isën, si një personazh i admirueshëm i historisë shqiptare, metafora të
tilla, më tepër se heroizmin e tij, paraqesin groteskun e një
narracioni të tillë, i cili përpiqet të na e ngjallë atë me një
fizionomi kinematografike sociorealiste. Vetëm se, në këtë drejtim,
mund ta themi me bindje se aktori Reshat Arbana ka bërë më shumë se
Akademia e
Shkencave. Natyrisht, detaje të tilla mund të jenë
sporadike, por nuk janë të rastësishme. Ato dëshmojnë qartë për
mendësinë mbi të cilën ngrihet gjykimi historik i studiuesve hartues të
këtij teksti. Ato i qëndrojnë me përpikmëri narrativës romantike të
dikurshme të tejngopur me imazhe të tilla heronjsh partizanë që e
merrnin gjithmonë plumbin në ballë dhe që binin dëshmorë me këngë në
gojë apo parulla për partinë.


Vazhdon.........

Brumi ideologjik në mendimin historik shqiptar mund të shihet edhe
faktin që tezat e shtruara paraqiten si të vërteta absolute objektive,
pavarësisht pamundësisë së historisë si shkencë për objektivitet të
kulluar. Më konkretisht, pohimet e disa njerëzve me peshë në opinionin
publik se Skënderbeu është një "mit real" i historisë shqiptare për
t'iu kundërvënë idesë së konstruktimit të mitit, dëshmon se ata nuk e
njohin aspak subjektivitetin e historisë si shkencë si dhe
relativitetin e mendimit në përgjithësi. Një pohim i tillë kërkon të
thotë se ka një përputhshmëri të plotë midis asaj që ne mendojmë për
Skënderbeun si mit, me atë që ai ishte në të vërtetë dhe se çdo elozh
dhe simbolikë me të cilën ne e veshim heroin kombëtar, është i zbuluar
tek ai dhe jo i atribuar prej nesh. Pa i hyrë kontradiksionit që
krijohet ndërmjet fjalëve mit dhe real, mund të vërejmë se mbrojtësit e
ideve të tilla e perceptojnë historianin si një subjekt që qëndron i
heshtur përpara fakteve dhe që vetëm mban vesh se çfarë i rrëfejnë ato,
për t'i shënuar më pas me përpikmëri, duke na paraqitur të vërtetën
përfundimtare mbi to. Ky pretendim nuk e njeh aspak historianin si
ndërtues të mendimit historik, i cili, mbi bazë të eksperiencës së tij,
pikëpamjeve dhe metodologjisë së tij, ofron interpretimin e tij mbi
ngjarjet. Pra, nuk njihet aspak roli i historianit si një subjekt që u
jep jetë dhe gojë fakteve brenda vetes së tij, duke i bërë ato të
vëzhgueshme, të kuptueshme dhe të gjykueshme. Pretendimi për
objektivitet të kulluar shkencor dëshmon pamundësinë e kësaj elite për
t'iu qasur vetvetes, subjektit njohës dhe rolit të tij në njohje. E
gjithë kjo sjell paaftësinë për të njohur dhe pranuar diversitetin e
mundshëm interpretativ në histori, duke përjashtuar mundësinë për të
pranuar të vërtetë tjetër nga e vërteta e ideologjizuar e tyre.
 

AlbaniaIrc

Forumi-al.com
Webmaster
Pronar
Operator
i/e Regjistruar
#4
gjithë kjo qëndron në themel të të gjitha ngërçeve që shfaq shoqëria
shqiptare, si në planin kulturor, intelektual, politik, institucional
etj. Gjithashtu, kjo shpjegon konkretisht se përse elitat intelektuale
në Shqipëri, ashtu si edhe ato politike, ofrojnë një mungesë të
theksuar tolerance në çdo debat, duke paraqitur vetëm akuza dhe
denoncime për këdo që shfaq mendime të kundërta prej tyre. Pretendimi i
objektivitetit të pastër, është një prej burimeve kryesore të
autoritarizmit dhe totalitarizmit dhe historia e marksizmit është një
rast tipik që e dëshmon këtë. Duke u paraqitur si objektiv,
materializmi historik, nuk bën gjë tjetër vetëm se dëshmon
subjektivitetin e vet të verbër. Në këtë mënyrë, pretendimi marksist
njohjen objektive nuk është gjë tjetër vetëm se një falsifikim për ta
paraqitur subjektivitetin e kulluar, si një objektivitet të përkryer.
Në të njëjtën logjikë, edhe tentativat për të ofruar një dije objektive
dhe përfundimtare mbi historinë shqiptare, nuk janë gjë tjetër vetëm se
produkt i modelit marksist të objektivizmit.

Duke pranuar se
dija është produkt i interpretimit historik i cili ndërtohet mbi bazë
të eksperiencës së subjektit njohës të saj, mund të themi se shkenca e
historisë është një produkt i cili ndodhet gjithnjë në zhvillim e
sipër, për sa kohë eksperienca teorike nuk është statike, e dhënë
njëherë e përgjithmonë. Përpjekjet e historiografisë shqiptare për t'u
paraqitur si objektive, duke na ofruar të vërtetën përfundimtare për
historinë, përbën një tentativë për t'i vënë kufij dijes duke frenuar
çdo lloj zhvillimi të saj. Sipas kësaj, asnjë riinterpretim i historisë
nuk është i mundur, pasi gjithçka tjetër përveç së vërtetës është e
rreme. Kështu që kërkimi shkencor nuk ka ç'të zhvillojë më. Ai vetëm
mund të ofrojë shtimin sasior të fakteve që vërtetojnë të njëjtën tezë
të plotësuar tashmë.
Vazhdon.......

Në këtë kuptim, edhe rishkrimi i historisë mbetet po kaq falsitet, për
sa kohë nuk kemi të bëjmë me një ndryshim rrënjësor metodologjik dhe
teorik. Historia nuk mund të rishkruhet pa ndërruar më parë metodën e
njohjes, pa ndërruar mënyrën se si i e vështrojmë atë. Pa këtë, ajo
mbetet në thelb po kaq e ngurtë për të ofruar vizionin e duhur, në
funksion të kërkesave të reja shkencore të kohës. Të rivlerësosh dy a
tre figura historike të sulmuara nga makineria propagandistike e
regjimit të shkuar, nuk do të thotë se po rishkruan historinë.
Restaurimi i brendshëm i detajeve të historiografisë zyrtare ka qenë
një proces i vazhdueshëm edhe përgjatë regjimit monist, por kjo nuk
përbën rishkrim të historisë. Përkundrazi, ky është një proces i cili
duhet të fillojë në mendësi, në metodë, në qasje, duke reflektuar
thellë mbi sfidat aktuale me të cilat ndeshet shoqëria shqiptare. Ti
rikthehesh historisë, përbën një moment gjithaq historik, i cili kërkon
një tronditje të ndërgjegjes intelektuale, të aftë për të na dhënë hove
të reja që sjellin rrjedhimisht edhe vetëperceptime të reja shoqërore.
Në këtë mënyrë, rishkrimi i historisë përbën procesin e vendosjes së
një raporti të ri me të kaluarën, për të trasuar rrugën e nevojshme
drejt së ardhmes. Më tej, ky proces kërkon kohë për tu pjekur, gjatë së
cilës dija kultivohet gradualisht dhe në qetësi, në një raport
shpirtëror me të vërtetën. Rishkrimi i historisë është një proces i
ngadaltë dhe i vazhdueshëm i cili kryhet pareshtur, sa herë që një
shoqëri lëviz nëpër stade të reja të zhvillimit dhe vetëperceptimit të
saj. Synimi i inteligjencës së vjetër shqiptare, për ta marrë në dorë
këtë proces, përbën thjesht një angazhim për ta restauruar historinë
mbi të njëjtat premisa botëkuptimore, të cilat e frenojnë zhvillimin e
mendimit historik, duke u kujdesur në këtë mënyrë vetëm për të mbrojtur
të kaluarën e tyre.