• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Mëso më shumë.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumi-Al.com.

Rregullorja e Forumit

Network

Pronar
Webmaster
Pronar
Operator
i/e Regjistruar
#1
RREGULLORJA E FORUMIT

Rregullorja e forumit -al.Com është formuluar për të vënë në vend misionin e forumit duke u servirur të gjithë pjesmarrësve atë që forumi përfaqëson dhe përçon. Rregullat e forumit janë të thjeshta, llogjike dhe të pranueshme nga normativat e etikës në një shoqëri demokratike. Kjo regullore është e nevojshme për mirëmbajtjen e forumit, që është në interes si të antarëve të thjeshtë, ashtu edhe të stafit drejtues të forumit. Për antarët e thjeshtë, rregullorja bën të mundur krijimin e një atmosfere të këndshme për pjesmarrje, kurse për stafin e forumit rregullorja është e rëndësishme në punën e tyre për të krijuar një atmosferë të tillë. Si në çdo shoqëri, në forum do të ketë një shumicë që i pranon rregullat dhe i zbaton ato, ashtu siç do të ketë edhe një pakicë që i shkel vazhdimisht, me apo pa qëllim. Është detyra e stafit që t'ua bëjë këto rregulla të qarta antarëve dhe të ndërhyjë sa herë që dikush i shkel ato. Pa humbur kohë, le të rendisim rregullat kryesore të forumit :


1. Duhet të shpreheni në gjuhën shqipe!

Gjuha shqipe është gjuha zyrtare e këtij forumi. Të gjithë pjesmarrësit duhet të shkruajne shqip në forum. Të gjitha dialektet e gjuhës shqipe janë të lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qënë se është gjuha më e lehtë për tu kuptuar nga shumica e shqiptarëve. Nderoni veten duke shkruajtur një gjuhë shqipe të pastërt dhe konform rregullave gramatikore dhe të drejtshkrimit. Ata antarë që nuk shkruajnë dot gjuhën shqipe, mund të lexojnë dhe mund të shprehen vetëm në seksione të veçanta të forumit të hapura për të huaj apo shqiptarë që nuk shkruajnë dot shqip.


2. Nuk duhet te bëni dallime fetare!

Shqipëria është një popull me disa komunitete fetare dhe aspak homogjen kur vjen fjala te feja. Duke mbajtur parasysh këtë fakt në mendje, çdo anetar duhet të tregohet jashtëzakonisht i ndjeshëm në mendimet apo paragjykimet që ai mund të ketë për një fe apo komunitet të caktuar. Në forumin këto paragjykime fetare nuk janë të lejuara dhe masa ekstreme merren në raste të tilla. Ne njohim të drejtën e cdo shqiptari për të besuar/mosbesuar në Zot dhe jemi mundur që të akomodojmë çdo komunitet me forumin e tyre. Çdo besimtar në forum ka vendin e tij në komunitetin e tij brënda forumit shqiptar, por askush nuk duhet të japi mendime apo provokojë mendimet e një komuniteti të caktuar të cilit nuk i përket. Harmonia fetare është guri themelor i kombit shqiptar.


3. Nuk duhet të bëni dallime krahinore!

Pavarësisht se çfarë paragjykime krahinore ju mund të keni si person, kur hyni në forumin , këto paragjykime nuk duhet ti sillni me vete. Ata shqiptarë që bëjnë dallime midis vëllezërve të një gjaku vetëm se ata vijnë nga krahina të ndryshme me histori apo tradita të ndryshme, nuk janë të mirëpritur në forumin . Të gjithë ata anëtarë që bëjnë dallime të tilla krahinore përjashtohen nga forumi. Forumi nuk është hapur për tu bërë tribunë e përçarjes kombëtare por një kuvend i mirëkuptimit kombëtar.


4. Nuk duhet të bëni dallime politike!

Çdo anëtar i forumit është i lirë që të ketë bindjet e veta politike, ashtu si çdo anëtar i forumit duhet të respektojë bindjet e shqiptarëve të tjerë, pavarësisht se mund të jenë në kundërshtim me të tyret. Forumi shqiptar u jep një mundësi të gjithë antarëve që në një debat demokratik të shprehin dhe mbrojnë bindjet e tyre konform rregullave të forumit dhe konform kulturës demokratike. Përjashtim bëjnë bindjet komuniste të cilat nuk mund të shprehen në forumin shqiptar përveç se në forumin e hapur për këtë segment të shoqërisë. Përjashtim bëjnë edhe bindjet politike që bëjnë thirrje për genocid, vrasje në mase, terrorizëm të çfarëdo forme. Propaganda e çfarëdo forme është rreptësisht e ndaluar. Forumi u jep një mundësi që të shprehni mendimin tuaj dhe jo të propagandoni. Mendimi që secili prej jush shpreh nuk lartësohet vetëm nga forca e argumentit, por edhe nga respekti qe ju tregoni për mendimin e tjetrit që nuk mendon si ju.


5. Jo racizmit dhe persekutimit shoqëror!

Duke qënë se ne shqiptarët kemi vuajtur më shumë se kushdo, dhe ende vazhdojmë të vuajmë pasojat e racizmit, është kategorikisht e ndaluar shprehja apo mbrojtja e mendimeve raciste që ngrihen mbi dallime gjenetike, krahinore, racore, orientim seksual, etj. Nuk do të tolerohet racizmi i drejtuar individëve apo shoqërive dhe të gjithë ata që mbrojnë apo shprehin këto mendime do të përjashtohen nga forumi. Nuk ka vend në forumin për këto mendime që mundohen të lartësojnë një grup shoqëror duke derdhur vrer mbi nje grup tjetër.


6. Respektoni të drejtën e autorit!

Çdo material apo artikull që sillni në forum në lidhje me një teme të caktuar diskutimi, duhet të jetë i shoqëruar me burimin nga është marrë dhe mundësisht datën e botimit. Duhet të keni gjithmonë parasysh të drejtën e autorit mbi materialin dhe secili prej jush duhet ta bëjë këtë. Në ato raste kur autori nuk e jep pëlqimin e tij për kopjimin apo riprodhimin e materialit, ju nuk mund ta sillni atë në forum. Çdo anëtar në forumin është përgjegjës për mendimet dhe materialet që sjell në forum dhe stafi i forumit do të ndërhyje sa herë që do të ketë ankesa për shkelje të drejtash të autorëve. Gjithashtu, të gjithë ata që përdorin ose kopjojne materiale nga forumi , duhet të shtojnë forumin si burim të materialit të ripublikuar. Forumi respekton të drejtën e autorit.


7. Nuk lejohen reklamat ose propaganda!

Nuk lejohen vendosja e reklamave të faqeve personale në firmë ose si titull poshtë emrit, por vetëm në profilin tuaj. Çdo anëtar është i lirë të vendosi në firmë lidhje temash në forum, por jo lidhje faqesh jashtë forumit. Të gjithë ata që reklamojnë në forum pa leje përjashtohen në mënyrë të përhershme nga forumi pa marrë parasysh formën e reklamimit. Nëse dëshironi të reklamoni, kontaktoni me stafin e forumit për udhëzime dhe tarifa. Gjithashtu, çdo përpjekje për të propoganduar në forum do të marri përgjigjen e merituar. Forumi nuk është një mjet propogandistik, por një kuvend ku secili prej jush është i lirë të shprehi mendimin e tij të lirë dhe jo të propogandojë mendimin e të tjerëve.


8. Respektoni të drejtën e mbrojtjes së informacionit personal!

Çdo anëtar është vetë përgjegjës për mendimet apo informacionin personal që ai ndan me vizitorët dhe antarët e forumit. Stafi i forumit garanton mbrojtjen e informacionit personal të dhënë gjatë regjistrimit i cili nuk është publik. Kushdo që mundohet të minojë këtë informacion duke shkelur vullnetin e anëtarit do të ndëshkohet me përjashtim nga forumi. E njëjta masë merret edhe ndaj atyre që mundohen të diskretitojnë dhe denigrojnë një anëtar të caktuar. Stafi i forumit i merr shumë seriozisht këto shkelje. Çdo prezantim apo informacion personal nuk mund te hiqet apo lëvizet nga forumi pasi është publikuar nga vetë anëtari. Konfidenca e informacioneve personale që shpërndahet jashtë rregjistrimit është komplet përgjegjësi e antarëve. Stafi i forumit ju sugjeron që sipas rrethanave tuaja personale, informacionet personale ti ruani në konfidencë.


9. Duhet të respektoni mendimin ndryshe!

Ajo që të bie në sy në forumin është larmia e temave për diskutim dhe larmia e mendimeve të ndryshme që gjen në çdo temë. Fakti që ju merrni pjesë në këtë forum duhet të shërbejë si një aprovim indirekt i mendimit ndryshe. Kjo do të thotë se ju keni vendosur që të merrni pjesë në forum në mënyrë që të shprehni mendimin tuaj dhe të lexoni edhe respektoni edhe mendimin ndryshe. Nëse e keni të vështirë të pranoni mendimin ndryshe dhe mundoheni të impononi mendimet tuaja me forcë, sinqerisht, ju jeni në vendin e gabuar. Nuk duhet që të hyni fare në forumin shqiptar por duhet të debatoni e shoqëroheni me ata shqiptarë që mendojne njësoj si ju. Arsyeja përse e theksojmë këtë rregull është se pjesa dërrmuese e problemeve në forum lindin pikërisht nga mosrespektimi i mendimit ndryshe që shprehet konform rregullave të forumit dhe etikës së të shprehurit.


10. Jo ofendime personale karshi anëtarëve!

Në forum hyjnë anëtarë të moshave të ndryshme, nga krahina të ndryshme, me besime fetare të ndryshme, me nivel arsimor të ndryshem, me tradita të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme, me eksperienca jete të ndryshme, me interesa dhe hobe të ndryshme. Ua bëjmë këtë gjë të qartë në mënyrë që të jeni të ndërgjegjshëm me shkallën e thellë të diversitetit të forumit, që është dobësia dhe në të njëjtën kohë madhështia e tij. Fakti që të gjithë marrin pjesë në forum tregon që të gjithë janë shqiptare. Pavarësisht nga dallimet dhe diversiteti në mendim dhe botekuptim, asnjëherë nuk duhet të cënoni integritetin e anëtarëve të forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me një ekran por me mijra shqiptarë nga mbarë bota. Respekti mbi njëri-tjetrin duhet ta mbani parasysh çdo minutë që shpenzoni në forum pasi po respektuat njëri-tjetrin, keni respektuar veten dhe vendin tuaj.


Në mbyllje...

Këto janë 10 rregullat e përgjithshme të Forumit . Çdo anëtar i forumit është i detyruar t'i respektojë këto rregulla pa përjashtim. Me rregjistrimin në këtë forum, çdo anëtar aprovon që ka lexuar rregulloren dhe do të respektojë të gjitha pikat e lartpërmendura, si dhe autorizon stafin të nderhyje sa herë që të ketë shkelje.

Këto janë vetëm rregullat e përgjithshme të Forumit Shqiptar. Disa nga nënforumet kanë disa rregulla të veçanta që janë vënë si kryetema. Lexoni këto rregulla para se të abonoheni në temat e nënforumeve, që të shmangni keqkuptimet dhe pakënaqësitë. Kemi besimin e plotë se ju do ti shikoni këto rregulla si të drejta dhe do të hasim në mirëkuptimin tuaj, mirëkuptim që bën të mundur mbarëvajtjen e komunitetit më të madh shqiptar në Internet.

Vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve të forumit janë të mirëpritura por vetëm stafi i forumit rezervon të drejtën të shtojë/heqi/ndryshojë rregullat e mësipërme dhe ti përforcojë ato në forum.